Kërcënohet gjyqtarja në Tiranë, policia shoqëron autorin 39-vjeçar

AKTUALITET


Një gjyqtare është kërcënuar në Tiranë nga një 39-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit”, ndërsa nuk dihet ende se kush është gjyqtarja, që ka rënë pre e kërcënimit.

Policia njofton se ka kapur shtetasin Andri Leka, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, pasi akuzohet për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit”.


“Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, si rezultat e një pune të mirëorganizuar, tek “Komuna e Parisit” kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit e shtetasit A. L., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja e gjyqtarit”, për veprime të metejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.




Skip to toolbar