Kërcënohet ish-kryeministri italian Matteo Renzi

BOTA


Një zarf me dy plumba i është dorëzuar ish-kryeministrit Italian, njëherazi dhe kryetarit të partisë “Italia Viva”, Matteo Renzi. Kërcënimi i heshtur, i cili u dërgua në Senat, ku Renzi është anëtarë, u dënua ashpër nga klasa politike, shkruajnë mediat italiane.

“Ne nuk frikësohemi nga kërcënime të tilla”, është shprehur Teresa Bellanova, ish-ministre e qeverisë Renzi.


Matteo Renzi është përballur me kritika të shumta muajt e fundit, pasi hoqi dorë nga koalicioni i formuar me ish-kryeministrin Giuseppe Conte. Partia që ai kryeson, “Italia Viva”, është tani pjesë e qeverisë së re të unitetit kombëtar, të udhëhequr nga ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.




Skip to toolbar