Kërcënohet kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti?

AKTUALITET


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ndihmësi i tij Nezir Ismaili, dyshohet se janë kërcënuar të hënën në zyrën e tyre në Komunë. Mediat kosovare raportojnë se ngjarja është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Prishtinës.

 “Sot rreth ora 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, në objektin e Komunës. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka theksuar zëdhënësja e Policisë Florie Ahmeti.


Megjithatë, policia nuk sqaron se cili është zyrtari i kanosur dhe personi apo personat që e kanë kërcënuar atë. Nga zyra për mediat e kreut të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetai, nuk kanë preferuar të japin informacione në lidhje me ngjarjen.




Skip to toolbar