Kërcënon me thikë gruan, pranga burrit

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë kriminale brenda familjes është parandaluar të shtunën nga forcat policore në Shkodër, ku në pranga ka përfunduar 41-vjeçari me iniciale K.Z, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes si dhe e ka kanosur me thikë shtetasen F.Z., 38 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten. Nuk dihen ende shkaqet, të cilat kanë çuar 41-vjeçarin në kryerjen e kësaj vepre penale, por policia po heton mbi këtë ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.



Skip to toolbar