Analisti Roland Lami thotë se kërkesa e PD për votimin e emigrantëve me dokumente identifikimi të huaja është jo logjik.
Në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ai tha se PD ka kohë që është angazhuar në terren për votën e diasporës, dhe mund të ketë nuhatur vullnetin e emigrantëve, që sipas të cilit, mund të mos jetë në favor të Partisë Demokratike.
“Fakti që jemi në 2025 dhe diskutojmë nëse do të votohet me siguri apo jo më 11 maj, është fakti i hezitimit dhe pasiguritë që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë partitë kryesore për sjelljen elektorale të diasporës. Siç kanë vendosur për sistemin zgjedhor mund të kishin vendosur prej vitesh për votën e emigrantëve. Nuk mund t’ia fatuojmë këtë përgjegjësi partive të vogla se nuk kanë numra dhe mekanizëm për ta diktuar votën e emigrantëve. Ka një korelacion interesant në sjelljen e PD. Përtej faktit të kësaj sjelljeje, e paqartë në dukje, e PD nëpërmjet kushtit që nëse se nuk plotëson nuk kaloj amendamentin me 13 shkurt, po të shikosh deklaratat e PD ka qenë konstruktive në dukje në adresë të dhënies përparësi të votës së emigrantëve.
U vendos çështja që të hiqet pagesa për çështjen e votimit. Më duket i justifikuar qëndrimi i PD në lidhje me faktin se do t’ia lëmë qeverisë apo shtetit që ta shprehë nëpërmjet ligjit çështjen e pagesës. I duhet lënë shtetit. Ka qenë konstruktive ideja që personave që iu është mbaruar afati, të shtyhet afati është e drejtë.
Çështja e tretë që del jashtë logjike dhe mundësisë për ta menaxhuar dhe është paradoksale për kohën mundësitë dhe kapacitetin apo aftësitë teknike për ta realizuar, që të votojë dhe dikush që është me dokumente jo shqiptare, siç po shprehet edhe KQZ që është i pamundur. Ndërkohë ka javë që PD ka zbritur në terren. Si është e mundur që nga kontaktet në diasporë, nga informacionet që merr në lidhje me humorin e diasporës, vendos një kusht që nuk qëndron edhe logjikisht.
Si mundesh të nxjerrësh një artificë që të bëhet pretekst për të penguar një mundësi që ti ke parë se mund të përmbysë rrokadën e forcës politike në Shqipëri. Ke marrë pasigurinë dhe të nxjerrësh një artificë që të shërben për të justifikuar se s’do të kalosh këtë ligj. Sepse nëse do ta kalosh, çfarë ke parë në terren, në vend që të të kthehet në pozitivitet, të kthehet në boomerang.”, tha Lami.