Kërkohej për drogën e Lazaratit, ekstradohet nga Greqia 53-vjeçari

AKTUALITET


Një 53-vjeçar është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Ai është Çimi Brahimi nga Gjirokastra. Ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, furnizohej me kanabis në Lazarat me qëllim trafikimi drejt Italisë.


Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit janë marrë informacione nga Interpol Athina, se ky shtetas po vuante dënimin në një burg në Greqi, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, caktuar nga Gjykata e Janinës, me vendimin e datës 14.09.2018. Në përfundim të vuajtjes së dënimit u bë arrestimi provizor i Çimi Brahimit me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën u bë i mundur ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.




Skip to toolbar