Kërkoi heqjen e sekuestros së telefonit, Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Monika Kryemadhit

AKTUALITET


Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Monika Kryemadhit për kthimin e një aparati celular të sekuestruar nga SPAK. 

Telefoni i Kryemadhit u vu në sekuestro pasi SPAK ka nisur hetime pas disa kallëzimeve ndaj saj dhe personave të lidhur me të përfshi ish-presidentin Ilir Meta.


Kryemadhi e kundërshtoi sekuestron fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, por u rrëzua. Të njëjtin fat pati dhe ankimimi në Apel i cili e gjeti të drejtë sekuestrimin duke lënë në fuqi masën.

Ndërsa sot mësohet se as Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin.  




Skip to toolbar