Kërkoi shfuqizimin për financat e qeverisjes vendore, Kushtetuesja “rrëzon” KLSH

AKTUALITET


Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Kontrollit të Lartë Shtetëror për shfuqizimin “Për financat e qeverisjes vendore”. Në arsyetimin e saj, KLSH pretendoi se financat e qeverisjes vendore bien ndesh me logjikën e saj organike.

Ndërkohë, në vendimin e sotëm, Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhënë të drejtë KLSH-së. Gjithashtu, Kushtetuesja bën me dije se do të shpallë vendimin final me arsyetimet e plota.


Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 23.02.2021, çështjen me kërkues Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, me objekt: “Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i nenit 50, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”. Pezullimi i zbatimit të nenit 50, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese”.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese,

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.




Skip to toolbar