Kërkoi shpalljen e akteve hetimore si të pavlefshme, GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat paraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore. GJKKO vlerësoi se kjo kërkesë ishte e pabazuar në ligj.

Gazetari Ermal Vija raporton se pas vendimit, avokatët e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese. Ndërsa gjykata vendosi që këtë kërkesë ta paraqesin me shkrim në sekretarinë e gjykatës.

Tashmë po vijon shqyrtimi gjyqësor për çështjen Beleri. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë. Fredi Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sipas prokurorisë, përgjimet tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.

Kërkesat e tij të herëpasherëshme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njëjtën kërkesë.



Skip to toolbar