Kërkon të rikthehet, KED shqyrton kërkesën e Dvoranit

AKTUALITET


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të shqyrtojë sot kërkesën e ish-kreut të vet, Ardian Dvoranit, për rikthim në këtë institucion.

Përmes një letre në datën 21 gusht, Dvorani kërkonte të ribashkohej me trupën e KED, dhe ta ushtrojë mandatin deri në vitin 2020. Sipas tij, kalimi nga Gjykata e Lartë në Gjykatën e Apelit Administrativ të Tiranës, nuk përbën pengesë për ushtrimin e detyrës së anëtarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duke shtuar se trupa është kolegjiale. Struktura e saj përbëhet nga disa hallka të gjyqësorit, ku përfshihen edhe gjykatat e apelit, ndaj dhe Dvorani mund të jetë pjesë e saj.


Më 11 qershor, Këshilli i Lartë Gjyqësor mori vendim për të larguar nga detyra e anëtarit të Gjykatës së Lartë Dvoranin, çka solli edhe ndërprerjen e mandatit të tij në krye të KED. Dvorani e quajti këtë vendim një gafë juridike “të paimagjinueshme”.




Skip to toolbar