Kërkon uljen e dënimit, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

AKTUALITET


Është shtyrë sërish seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e prokurorit për t’u njohur me provat.

Seanca e radhës u caktua të mbahej më datë 20.03.2023 ora 10:00.


Kujtojmë se Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin e dhënë nga GJKKO me tre vite e katër muaj burg.

Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove. Nëse kjo do të pranohet nga gjykata atëherë Saimir Tahirit do t’i ulet dënimi në 1 vit e 6 muaj burg.

Tahiri u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak të kultivimit të kanabisit në vend gajtë drejtimit të tij të Ministrisë së Brendshme.




Skip to toolbar