Këshilli Politik ende pa marrëveshje për zgjedhoren, opozita: Kërkesat tona u refuzuan, PS po minon reformën

AKTUALITET


Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik për ditën e sotme e cila zgjati për mëse 4 orën, palët duket se ende nuk kanë arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore në vend. Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PS, Petrit Vasili u shpreh se ende nuk ka marrëveshje sa i takon përket implementimit të teknologjisë në procesin e votimit.

“Me një votim normal s’mund t’i fitojë këto zgjedhje edhe është kapur si i mbyturi pas një fije bari qe të marrë e vjedhë votat në tavolinë. Të mbushë kutitë në tavolinë ashtu siç bëri në 30 qershor që ju deshën më shumë se 4 javë për kutitë që i mbushte. Pa kthim është asnjë cm më poshtë nga standardet që tani ekzistojnë e të hyjmë në një rrugë që s’ka ekzistuar kurrë. 


Sot PS ka vetëm një strategji. Ta minojë reformën të rrëmbejë votat në komisione të paligjshme dhe të shkojë drejt miratimit të njëanshëm të Reformës Zgjedhore dhe të bëjë sikur harron që tre çështje të mëdha në 15 kushtet janë Reforma Zgjedhore zbatimi i saj dhe hetimi i Krimit Elektoral.Propozimet e opozitës janë publike, të qartë, për një paritet absolut. PS nuk kërkon paritet, por kërkon që të mos ketë asnjë sy tjetër në tavolinë. Kemi bërë propozime për të garantuar votën e zgjedhësve shqiptarë”, u shpreh Vasili.

Ndërkohë për përfaqësuesin e PD-së Oerd Bylykbashi, propozimet e opozitës pavarësisht se garantojnë votën e zgjedhësve janë refuzuar.

“Të gjitha propozimet tona janë refuzuar. Pavarësisht fleksibilitetit të opozitës, ne jemi përballur me refuzim të çështjeve që garantojnë procesin zgjedhor. Deri më sot opozita cdo kërkesë që ka bërë i është refuzuar nga PS, që nuk ka në interesin e saj interesin e zgjedhësve”.




Skip to toolbar