Kim: Po ju vëzhgojmë!

AKTUALITET


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim duket se ka pasur një të mërkurë intensive me takime të shumta. Siç njofton Ambasada e SHBA-ve, ajo është takuar me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. “Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi.” – thuhet në njoftim.

Por tema e diskutimit nuk ka qenë vetëm kjo. “ Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar.” – mbyllet njoftimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.





Skip to toolbar