Kina dhe SHBA bien dakord të komunikojnë për çështje ekonomike dhe financiare

BOTA


Kina dhe Shtetet e Bashkuara dakordësuan të komunikojnë mbi rritjen e ekuilibruar ekonomike të dy vendeve dhe botës, në kuadrin e grupit ekonomik të punës Kinë-SHBA dhe do të vazhdojnë të zhvillojnë shkëmbime, për çështje që përfshijnë stabilitetin financiar, financat e qëndrueshme dhe kundër pastrimit të parave, në kuadrin e grupit financiar të punës Kinë-SHBA, sipas Ministrisë së Financave të Kinës të hënën.

Takimi i katërt i dy grupeve të punës është planifikuar të mbahet veçmas, gjatë takimeve pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Uashington, në mes të prillit.


Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen, përsëriti premtimin për ruajtjen e marrëdhënieve të forta ekonomike me Kinën, duke deklaruar qartazi se ShBA nuk synon shkëputet nga ajo.

Deklarata u bë në konferencën për shtyp, të hënën në Pekin, gjatë vizitës së dytë të Yellen në Kinë brenda vitit.
Pas shprehjes së Yellen, Ministria e Financave e Kinës përshëndeti qëndrimin e ShBA-së kundër shkëputjes, dhe bëri thirrje për dhënien fund të sanksioneve dhe kufizimeve kundrejt firmave kineze, duke theksuar interesin e ndërsjellë në mbajtjen e kanaleve të hapura ekonomike.




Skip to toolbar