Kishte ardhur për dasmën e shokut, dalin detaje nga ekzekutimi i Briken Sanajt

AKTUALITET


Kanë dalë detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 39-vjeçarit Briken Sanaj mbrëmjen e së dielës tek “Kodrat e Diellit” në Tiranë. 39-vjeçari kishte dy ditë që ishte kthyer nga Italia për të marrë pjesë në dasmën e shokut të ngushtë.

Ndërkohë të njëjtat burime theksojnë se 39-vjeçari është person pa precedent penal si në Shqipëri ashtu edhe në Itali ku edhe jetonte vitet e fundit. Për ekzekutimin e tij është përdorur një makinë tip Benz, targat e së cilës ishin vjedhur dy ditë më parë në Tiranë.


Krimi ka ndodhur në një orë kur zona ka qenë e populluar dhe janë bërë dëshmitarë të krimit. Mësohet se, banorët e rezidencës kanë treguar se e njihnin me emra të ndryshëm. Sipas tyre, autorët kanë qenë të maskuar dhe e kanë qëlluar me 3 plumba në kokë me kallashnikov.

Mjeti të cilën përdorën autorët për tu larguar nga vendngjarja është gjetur i djegur disa minuta pas ekzekutimit i djegur në Qafë Kashar. Një nga pistat të cilat po heton policia është dhe ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i tij kishte plagosur një person në vitin 2012-të.




Skip to toolbar