Kjo është fotoja më e “thellë” e Universit që është shkrepur ndonjëherë

BOTA


Pas muajsh në pritje, NASA ka publikuar një nga imazhet e para që Teleskopi Hapësinor James Webb ka shkrepur dhe që tregon sesi universi dukej 13 miliardë vite më parë.

Të hënën, (mëngjesin e së martës në Shqipëri), NASA prezantoi në një event të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, fotot e para të shkrepura nga teleskopi. Katër foto të tjera pritet të publikohen përgjatë ditës së sotme.

Gjatë këtij eventi, presidenti amerikan Joe Biden foli për një moment historik për shkencën dhe teknologjinë.

Imazhi i parë është një paraqitje e shkurtër në thellësitë e Universit në dritën infra të kuqe. Teleskopi i fuqishëm u fokusua në një pjesë shumë të vogël të qiellit ku ndodhet grumbullimi i galaktikave SMACS 0723.

Çdo objekt i ndritshëm në foto është një galaktikë shumë e largët. Disa janë ndër më të largëtit që kemi vëzhguar ndonjëherë, kështu që ne po i shohim nga një kohë kur Universi ishte ende “i porsalindur”.https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfcmVmc3JjX3Nlc3Npb24iOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvZmYiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3VzZXJfZm9sbG93X2ludGVudF8xNDQwNiI6eyJidWNrZXQiOiJmb2xsb3ciLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3R3ZWV0X2VkaXRfZnJvbnRlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1546621144358391808&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fjavanews.al%2Fkjo-eshte-fotoja-me-e-thelle-e-universit-qe-eshte-shkrepur-ndonjehere-biden-keto-imazhe-do-ti-kujtojne-botes-se-amerika-mund-te-beje-gjera-te-medha%2F&sessionId=1c1223bd9b4c8e5e6523fb3bbfa96e8946be3ebf&theme=light&widgetsVersion=3235bd17138fa%3A1657578976990&width=550px

Kjo është fotografia më e qartë dhe më e detajuar që kemi për universin e hershëm. Teleskopit iu desh vetëm një ditë për të mbledhur dritën, një dëshmi kjo që tregon se sa i fuqishëm është. Siç shpjegoi drejtori i NASA-s Bill Nelson, kjo foto e veçantë mbulon një pjesë të Universit, proporcioni i së cilës është i ngjashëm me një kokërr rërë në një distancë sa një krah.

Është fotografia më e thellë e Universit e bërë ndonjëherë,” shpjegoi ai.

James Webb u nis në fund të vitit 2021 në hapësirë dhe ndodhet në një pikë rreth 1.5 milionë kilometra larg Tokës, me Tokën dhe Diellin pas saj. Pasqyra ka një diametër prej 6.4 metrash dhe përbëhet nga 18 pjesë gjashtëkëndore.

Javët e fundit, testet kanë përfunduar dhe të gjithë komponentët janë aktivizuar, duke lumturuar astronomët të cilët thonë se teleskopi 10 miliardë dollarësh po funksionon më mirë nga sa prisnin.

Publikohet fotoja e parë me ngjyra nga teleskopi hapësinor, Biden: Me

Biden falenderim punonjësve për zbulimin e imazhit të parë plot ngjyra nga Webb

Presidentit amerikan Joe Biden iu shfaq imazhi gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë. Fotot e tjera debutuese nga James Webb do të publikohen nga Nasa në një prezantim global, raporton BBC.

“Këto imazhe do t’i kujtojnë botës se Amerika mund të bëjë gjëra të mëdha dhe do t’i kujtojnë popullit amerikan, veçanërisht fëmijëve tanë se nuk ka asgjë përtej kapacitetit tone. Ne mund të shohim mundësi që askush nuk i ka parë më parë. Mund të shkojmë atje ku askush nuk ka shkuar më parë”, tha Biden.



Skip to toolbar