KMSH uron Fitër Bajramin: Besimtarët t’u gjenden pranë njerëzve në nevojë

AKTUALITET


Besimtarët mysliman këtë të Mërkurë do të festojnë Fitër Bajramin.

Kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu uron besimtarët që t’i mbartin vlerat që kanë pasur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.


Bujar Spahiu, kryetar i KMSH: Zoti i Gjithësisë qoftë i kënaqur me ne dhe na e pastë pranuar agjërimin. Fitër Bajrami është festa e përmbylljes me sukses me lejen e zotit të një rrugëtimi të përsosjes shpirtërore. Bajrami është lumturia që ne ndjejmë me plotësimin e agjërimit të Ramazanit si dhe falenderimi ndaj zotit për mirësinë që na ka begatuar.

Sipas kreut të KMSH jo vetëm shtresat në nevojë, por edhe të rinjtë duhet të jenë në vëmendjen tonë.

Bujar Spahiu, kryetar i KMSH: E lusim zotin për rininë tonë që ta udhëzojë atë, e lusim zotin për prindërit, të moshuarit dhe çdo njeri në nevojë që t’ja largojë brengat dhe vuajtjet. E lusim zotin e lartësuar që luftrat që po marrin jetë civilësh dhe fëmijësh në Gaza, Ukrainë dhe kudo të marrin fund sa më parë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e mërkurë, 10 Prill 2024, në orën 06:55 në sheshin “Skënderbej”, Tiranë.




Skip to toolbar