Koalicion i madh PD-PS? Ja si përgjigjet kreu i PAA

Më të fundit


Kreu i PAA, Agron Duka, e përjashtoi mundësinë e një koalicioni të madh PD-PS në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

I ftuar në emisionin “Real Story”, në News24, Duka tha se duhet të ketë një klimë më të mirë politike për të mirën e integrimit, por sipas tij, një koalicion i tillë nuk do të ishte në të mirë të Shqipërisë.
I pyetur nëse do të bëhej pjesë e PS-së, ai tha se nuk ndodh diçka e tillë, nëse garon në listat e PD-së.


Pyetje: A i duhet vendit një koalicion i madh PD-PS?
Duka: Nuk e di. Mendoj se mund të ketë një klimë më të mirë politike për të mirën e integrimit, por një koalicion të tillë nuk e shoh në të mirë të Shqipërisë.

Pyetje: Nëse juve ju vjen ftesë nga PS…
Duka: Nuk ka fare rëndësi kjo. Unë them që dy partitë e mëdha nuk bashkohen. Ama se i bën ofertë Rama një partie të vogla dhe nëse do pranojë kjo, këtë gjë nuk e di. Po më pyete mua, nëse dal në listat e PD, absolutisht që nuk lëviz. Po garova me partinë time, kjo pastaj është gjë tjetër.




Skip to toolbar