Koalicion Meta-Berisha? Kreu i PL takon Nokën, diskutojnë për përfaqësimin në zgjedhjet e 2025

Më të fundit


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike, ku ka takuar numrin dy të kësaj force politike, Flamur Noka.

Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se Meta nuk ka bërë kërkesë specifike, për të qenë pjesë në listat e PD.

“Ilir Meta ka qenë në zyrën e numrit dy të selisë, Flamur Noka. Nga informacionet që kemi mundur të marrim, kryetari i PL nuk ka bërë kërkesë specifike që të jetë në listat e PD. Ky ka qenë takimi i parë informal. Zoti Meta nuk ka bërë kërkesë specifgike, nëse do të jetë në zgjedhje me PD, apo do të jetë në listë më vete”, raportoi ndër të tjera gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja.



Skip to toolbar