Kandidati nga opozita Ilir Alimehmeti i ftuar në ‘Real Story’ foli më gjerë lidhur me situatën pas zgjedhore në Partinë Demokratike. Alimehmeti tha se Kodi Zgjedhor është për t’u hedhur në kosh sepse është non sens. Lidhur me kërkesën për rinumërim, Alimehmeti tha se ndihet i qetë, i qartë, i fokusuar në proces.
“Ndihem i qetë, i qartë, i fokusuar në proces. Procesi vazhdon, KQ\ ecën me ritmin e saj, dio të na njoftojë për procedurat. Fillimisht iu drejtuam KAS pasi ishte dhënë mbësjtetja e plotë për të kërkuar rinumërimin, KAS e rrëzoi. Rimorëm mbëhstetjen dhe shkuam në Kolegj Zgjedhor. KAS pranoi kërkesën tonë, ndërkohë që në Kolegj Zgjedhor ishte bërë kërkesa. Në Shqipëri duhet të ndërrojmë shprehjne ‘Kështu ka qenë’.
Ligjet ndryshojnë, janë dinamike Çdo qytetar ja të drejtën ti drejtohet institucioneve.
Kërkesën duhet ta shqyrtojnë, më pas të japin verdiktin. Unë i qëndroj parimit, ka qenë ligjore dhe të vrasësh hebrenjtë. Ligji mund të thitë diçka, por ligjet bëhen për të mirën e njerëzve dhe nëse i bëjmë për të bllokuar ecim pas jo para. Kodi zgjedhor është për tu hedhur në kosh, është non sens. Largon zgjedhësin nga të zgjedhurit.”