Koincidencë mes fillimit të aksionit parlamentar dhe hetimit penal ndaj Berishës?/ Salianji: Marrëveshja tregoi…

Më të fundit


Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji foli për marrëveshjen e mundshme të opozitës me mazhorancës.

Në një intervistë për “Real Story”, në ABC News, ai tha se marrëveshja tregon se aksioni parlamentar i opozitës nuk lidhet me hetimin penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.


“Kjo marrëveshje tregoi që nuk është e vërtetë një koincidencë e tillë. Sepse me ketë grupi parlamentar u tërhoq. Nëse do ishte nisur për shkak të masës së Berishës nuk do ndodhte. Kjo ka lidhje me partinë.

Unë nuk jam i përjashtuar nga asnjë prej partive, qarkulloj i lirë. Kjo nuk është gjë e mirë. Kjo marrëveshje përtej dëmeve që i krijon opozitës dhe PD, tregoi që është bërë për të drejtat Kushtetuese. Nëse ka një vendimmarrje që bëhet për një cështje të caktuar, qoftë për izolimin e Berishës do ishte bërë publik.”, përfundoi deputeti demokrat. /abcnews.al




Skip to toolbar