Kokaina në Kosovë, Guardia di Finanza publikon videon

AKTUALITET



Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit për kapjen e 400 kilogramëve kokainë, të nisura në një konteiner mishi nga Brazili për në Kosovë. Guardia di Finanza ka ndjekur konteinerin që në momentin që u fut në territorin Italian pas sinjalizimeve nga DEA.

Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).


Po ashtu në njoftimin zyrtar theksohet se nëse kokaina do të arrinte që të mbërrinte në treg do të kapte shumën e 100 milionë eurove. Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, urdhëroi ekzekutimin e një dërgese me ndërkombëtare duke mos e kapur drogën.

RAPORTI I PLOTË:

Agjentët e Guardia di Finanza të Reggio Calabria, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Policinë Kriminale Shqiptare, kanë zbuluar një trafik ndërkombëtar të mbi 400 kilogramë kokainë brenda një konteineri nga Amerika e Jugut. Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Zyrtarët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një konteineri “në tranzit” nga porti i Santos (Brazil) dhe i drejtohet një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).

Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria Publike e Reggio Calabria, DDA, e drejtuar nga Avokati Giovanni Bombardieri, i ndihmuar nga Zëvendësprokurori Calogero Gaetani Paci urdhëroi lejimin e kalimit të dërgesës në destinacion. Në përfundim të operacionit ndërkombëtar antidrogë, i cili përfundoi mbrëmë në Ballkan, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe kosovare, pasi ndoqën kontejnerin për tërë udhëtimin, sekuestruan 400 pako me kokainë të pastër.