Kokaina në Kosovë, Yuri Kim: SPAK e Policia shqiptare rol të rëndësishëm

AKTUALITET



Ambasadorja e SHBa, Yuri Kim ka komentuar operacionin ndërkombëtar që çoi në kapjen e 400 kilogramëve kokainë në Lipjan të Kosovës me origjinë nga Brazili.

Znj.Kim thotë se kapja e kokainës është rezultat i bashkëpunimit të fortë mes SHBA, Italisë, Shqipërisë e Kosovës.


Ajo vlerëson rolin e SPAK dhe Policisë shqiptare si të rëndësishëm në sulmin kundër trafikantëve ndërkombëtarë të drogës e krimit të organizuar.

STATUSI NGA YURI KIM

Kapja e djeshme e 400 kg kokainë është rezultat i bashkëpunimit të fortë midis SHBA, Italisë, Shqipërisë, Kosovës. SPAK & Policia e Shtetit Shqiptar, DEA, luajtën një rol të rëndësishëm në këtë sulm kundër trafikantëve ndërkombëtarë të drogës dhe krimit të organizuar.

foto galeri