Kokainë në banane, arrestohen tre shqiptarë në Itali

AKTUALITET


Një ngarkesë me kokainë e fshehur brenda një konteineri me banane u sekuestrua në portin e Vado Ligure në Savona të Italisë. Tre shqiptarë u arrestuan nga policia italiane gjatë aksioni anti-drogë.

Konteineri me banane ishte nisur nga Ekuadori. Pasi u shkarkua nga anija, konteineri iu nënshtrua në kontrolli të plotë ku dhe u konstatua sasia prej 83 kilogramë kokainë.


Konteineri u mbajt nën monitorim deri kur aty u paraqitën 3 shqiptarë, të cilët u futën fshehurazi në port dhe kërkonin të merrnin ngarkesën e drogës.




Skip to toolbar