Kokalari zbulon lëvizjen e Mediut dhe bën kërkesën për dosjen ‘Gërdeci’

AKTUALITET


Aktivistin shqiptaro-amerikan Geri Kokalari ka reaguar sërish pas rihapjes së dosjes së ‘Gërdecit’. Kokalari thotë se për këtë dosje duhet të thirret për të dëshmuar në prokurori edhe ish- shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha. Po ashtu Kokalari ngre pikëpyetje në lidhje me hetimet për vdekjen e biznesmeit Kosta Trebicka, e ndarë, por njëkohësisht e lidhur me Gërdecin.

‘I kam shqyrtuar këto shkrime të vjetra për Fatmir Mediun dhe janë sërish aktuale për shkak të rihapjes së hetimit të Gërdecit. A do t’i thërrasë SPAK të gjithë dëshmitarët nga hetimi i parë? Po dëshmitarët që duhet të ishin thirrur, por nuk dëshmuan kurrë? Po një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të zhdukur – Luan Hoxha?! E ndarë, por e lidhur me Gërdecin, ka ende shumë pyetje pa përgjigje për vdekjen e Kosta Trebickës! Unë do të doja të dija, pse dhe si e gjetën Kevin Teeter, një ushtarak nga Virxhinia. Para së gjithash, është shumë e pazakontë që një vend i huaj të kërkojë ndihmën e një ushtaraku shtetëror nga SHBA. Diçka tjetër që më shqetëson është pse Virxhinia? Një argument është se Uashingtoni DC është pranë Virxhinias, kështu që ndoshta ishte e lehtë për ambasadën e Shqipërisë në Uashington të kërkonin ndihmë nga trupat e shtetit të Virxhinias. Nga ana tjetër, kontakti kryesor i Fatmir Mediut për mëngjesin e lutjes në Uashington ishte kongresmeni Frank Wolf nga Virxhinia. A është kjo thjesht një rastësi?’- shkruan Geri Kokalari.


Luan Hoxha ka pranuar që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka rrëfyer në FBI të gjitha lidhjet, dijenitë mbi ndërhyrjet qëllimet dhe përgjegjësitë e zyrtarëve më të lartë qeveritarë dhe familjarëve të tyre mbi biznesit e Gërdecit. Ish- shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha iku bashkë me familjen e tij në SHBA në Janar të vitit 2012.




Skip to toolbar