Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Aulon Kalaja u shpreh se beson se do të shkohet drejt procesit të hapjes së kutive në Durrës.
Gjatë intervistës, Kalaja u shpreh se kërkon transparencë të plotë. Gjithashtu theksoi se në këtë situatë nuk është fjala vetëm për emra, por shtoi se synon të bëjë një betejë që të vendoset një standard i ri në zgjedhjet e ardhshme.
“Si përfundim seancën e sotme, kam kërkuar transparencë. KAS kërkon një format tjetër të provave unë kam punuar me një metodologji tjetër, por gjykoj që do të shkojmë drejt hapjes në Durrës. Rusmajli edhe në 2021 ka dalë në pakicë. Unë gjykoj që duhet goditur ai neni që kanë rënë dakord. Unë këtë i ka kërkuar KAS, të zbatohet kushtetuta, jo thjesht të lexohen nene. Gjykoj që duhet goditur ai neni që nuk legjitimon kandidatët. I kam kërkuar zyrtarisht KAS që nëse nuk janë dakord me normën, por nuk mund të votojnë dot kundër normës, të paktën ta çojnë në gjykatë kushtetuese, kjo do të jetë një gjë sfiduese. Unë kam bërë katër kërkesa. I jam drejtuar KAS i kandidat për deputet , si Aulon Kalaja, i është bashkuar ankimit tim edhe partia “Balli Kombëtar Demokrat” që është rrëzuar nga KAS. I jam drejtuar edhe si kandidat i PD. Te ankimimi që ka bërë PD, një xhep te pavleshëmëria e zgjedhjeve që kërkojnë ata është edhe rinumërimi i kutive te pjesa ime. Pra jam drejtuar katër herë dhe kam fituar të drejtën vetëm me anë të partisë lëvizja legaliteti deri tani për të qenë pjesë e legjimimit, jam legjitimuar në këtë rast. Faktikisht ishim në të njëjtën gjatësi vale me PD sa i përket rinumërimit të kutive të Durrësit, pavarësisht se kërkesa ime është e ndarë. Edhe ata sot kanë kërkuar rinumërim të kutive të Durrësit. Diskutime nuk kam pasur, unë jam kandidati i opozitës në këtë rast i Koalicioni Shqipëria Madhështore. Këtu nuk bëhet fjalë për emra. Unë dua të bëj një betejë që të vendoset një standard i ri në zgjedhjet e ardhshme. Unë mund të mos jem më kandidat, e them me sinqeritet. Këtë betejë do ta vazhdoj se kur kam kërkuar votën e qytetarëve të mi, më kanë thënë a do na e mbrosh votën, u kam thënë që po. Unë kam objeksionet e mia sa i përket Kodit Zgjedhor dhe mënyrës se si është përpiluar ky ne. Unë kam në Bashkinë e Krujës, kam dalë kandidati më i votuar dhe nuk e kuptoj pse nuk jam deputet. Nuk po them te lista e mbyllur sepse fitova primaret. Dua transparencë jo për votat e mia, por të shoh se si janë shpërndarë”, tha mes të tjerash ai.