Koleksioni i mjeteve historike franceze zbarkon në Shqipëri

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga parada e mjeteve të koleksionistëve francezë të mjeteve historike, të cilët kanë zbarkuar në Shqipëri.


Rama njoftoi përmes fotove, vazhdimin e turit përmes 9 shteteve ku së fundmi kanë parkuar edhe në Shqipëri.


Këto aktivitete sjellin kulturën e koleksionimit, të restaurimit dhe të ruajtjes së vlerave të mjeteve historike, të cilat sjellin festë, kërcime, interes nga çdo brez e moshë dhe duke krijuar një atmosferë të hareshme për qytetarët e vendit dhe turistët.

Të apasionuarit, kalimtarët, turistët e të gjithë kuriozët pas klasikes do të kenë mundësinë t’i shohin dhe të njihen më nga afër me historitë dhe pasionin e madh të koleksionuesve francezë.

“Koleksionistët francezë të mjeteve historike “Le Raid des Baroudeurs”, në vazhdimin e turit përmes 9 shteteve parkuan plot hijeshi edhe në Shqipëri, ku do vijojnë të zbulojnë bukuri e peizazhe tek ne.5,800 KM, 21 ditë, 9 shtete”, ka shkruar Rama në Facebook.




Skip to toolbar