Komisionerja e BE viziton Tiranën me 13 Mars. Takim me Ramën

AKTUALITET


Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 13 mars.

Ajo pritet të takohet fillimisht me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Më pas, Kos do të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Komisionerja për Zgjerimin është e ftuar në Konferencën e Kolegjit të Evropës: “Zgjerimi i BE-së dhe shoqëritë elastike në Ballkanin Perëndimor: forcimi i shoqërisë civile, barazia gjinore dhe pjesëmarrja e të rinjve”.

Zyrtarja evropiane pritet të takohet gjithashtu me kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe nënkryetarin Agron Gjerkmarkaj, kryetaren e Komisionit për Çështjet e BE-së Jorida Tabaku dhe Kreun e Grupit të PD-së Gazment Bardhi.

Gjatë muajit shkurt, Kos theksoi nevojën për të përshpejtuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian për vendet që synojnë anëtarësimin



Skip to toolbar