Komisioni Evropian mbështet statusin e kandidatit për Ukrainën

BOTA


Komisioni Evropian rekomandon që Ukraina dhe Moldavia të caktohen kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Lajmi është konfirmuar nga BBC, e cila citon Presidentin e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
"Ne kemi një mesazh të qartë, po Ukraina meriton perspektivën evropiane, po, Ukraina duhet të mirëpritet si një vend kandidat. Kjo duhet të nënkuptojë se një punë e mirë është bërë, por gjithashtu mbetet ende për t'u bërë. “I gjithë procesi është i bazuar në merita, kështu që përparimi varet tërësisht nga Ukraina. Pra, është Ukraina ajo që e ka në dorë të saj”. tha Ursula von der Leyen.

Rekomandimet vlerësohen si shtysë e madhe,  veçanërisht për Ukrainën e cila shpreson që të ketë një rrugë më të shkurtër drejt anëtarësimit në BE, teksa shteti përballet me pushtimin e paprovokuar rus.

Për Ukrainën, këto kushte besohet se përfshijnë transparencën në zgjedhjen e anëtarëve të sistemit gjyqësor, respektimin e minoriteteve kombëtare dhe miratimin e legjislacionit sa i përket luftimit të shpëlarjes së parave dhe de-oligarizimin.

Presidenti Zelensky dorëzoi aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në BE pak kohë pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt, ndërkaq Moldavia dhe Gjeorgjia kanë bërë një gjë të tillë pak kohë pas Kievit.




Skip to toolbar