Komisioni i dezinformimit, Braçe: Fushata dezinformuese për ekonominë dhe turizmin

Më të fundit


“Dezinformimi” vijon punën pa opozitën. Në përmbyllje të sezonit veror, ky komision ka bërë bilancin për sulmet nga grupet e huaja, me qëllim dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, në kulm të një sezoni të suksessshëm turistik.

“Ngjarje që kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht sjellin në vëmëndje ekzistenën e fushatave dezinformuese veçanërisht në aspektin e sektorëve strategjikë të ekonomisë. Turizmi ka qenë nën atak dhe është i verifikuar që grupe të posacme të huaja keqdashëse kanë sulmuar faqet e njësive akomoduese në Shqipëri me qëllim largimin e vëmendjes dhe prenotimeve nga këto njësi akomoduese kohë pas kohe”

Po ashtu gjatë dy muajve të fundit, Serbia ka tentuar që të publikojë informacione të pavërteta në mediat e tyre lokale, duke u përpjekur të përçojë lajmin në Shqipëri. Kryetari i këtij Komisioni thotë se përmes këtyre lajmeve implikohet edhe Kosova.

“Deklarata e lëshuar nga mediat serbe dhe tabloidet pranë qeverisë që kishin të bënin me mundësinë e pushimit të Kosovës nga Serbia. Një zinxhir i tërë dezinformimi që mbërriti në Shqipëri. Duke implikuar Shqipërinë dhe shqiptarët e duke sjell shqetësim në rajon dhe brenda vendit. Lajme të tilla nuk kanë gjetur hapësirë në Kosovë, por kanë gjetur hapësirë në Shqipëri.

Krahas ekspertëve vendas edhe një delegacion i Bashkimit Europian do të mbështesë procesin. Po ashtu pjesë e grupit të punës do jenë edhe ekspertë nga shoqëria civile, fushat e ekonomisë, proceset demokratike, të medias dhe sigurisë kombëtare.



Skip to toolbar