Konferenca e Donatorëve, Franca e Italia nuk kursehen. Japin 165 milionë Euro

AKTUALITET


Franca dhuron 100 milionë euro, e ndërsa 60 milionë Euro do t’i japë në formën e huasë për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 milionë euro. Përveç kësaj japim hua për 60 milionë euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministri i Jashtëm Frances


Ndërkaq, edhe Italia ka dhuruar një shumë të madh për procesin e rindërtimit në Shqipëri. Fqinjët kanë dhuruar plot 65 milionë euro për të ndihmuar popullin shqiptar, që sipas ministrit të jashtëm italian, Di Maio t’iu rikthehen ëndrrave të tyre.
“Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar.
Krijuam një task-forcë për të mbështetur autoritetet vendore për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Kjo ndihmë do të pasohet nga një mbështetje e konsiderueshme për rindërtim. Kjo ka të bëjë me kthimin e popullit shqiptar në kthimin dhe ëndrrat e tyre. Italia nga ana e saj është gati të bëjë atë që i takon, ne jemi në anën e Shqipërisë. 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian.




Skip to toolbar