Kontestohet zgjedhja e Spahiut në krye të KMSH/ Protestuesit: Pas qendrojnë gylenistët

AKTUALITET


Zgjedhja e Bujar Spahiut për herë të dytë në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është kontestuar nga një grup besimtarësh myslimanë, të cilët zhvilluan dhe një protestë paralelisht me procesin e votimit.

Një nga protestuesit, Justinian Topulli ka deklaruar se zgjedhjet kanë pasur parregullësi, pasi mbrapa tyre qendron Shoqata e Gylenistëve.


“Ajo që ne thamë më përpara ishte e vërtetë, një farsë vertetë e frikshme. Edhe ne jemi njerëz që pëfaqësojmë myslimanët në këtë vend dhe jo në mbështetje të ndonjë shoqate gyleniste. Tani të shohim se çfarë hapash mund të marrim në vijim.

Ka disa hapësira por janë shumë të ngushta dhe kërkon më shumë vullnet politik kjo çështje. Organizata FETO është e pamundur me dy fjalë të përshkruaj se çfarë është. Është një organizatë ku lideri i tyre merr rolin e një mësie dhe e shikon islamin me syrin e pushtetit okult. Ka të njëjtën rol si në Turqi të njëjtën gjë bën këtu”, tha ai.

Ndërsa, një tjetër protestues i konsideroi këto zgjedhje si në sistemin komunist.

“Ai teatër për të cilën ne folëm përpara dhe u vërtetua ajo që ne kemi folur më përpara. Bujar Spahiu u zgjodh sikur zgjidheshin zgjedhjet dikur në komunizëm. Gjithckcka do të zgjidhet në gjykatë, do të ndiqen manipulimet që janë bërë në zgjedhjet”.




Skip to toolbar