Kontrabandë armësh/ 16 të arrestuar nga policia në Kosovë

AKTUALITET


Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona në aksionin që u zhvillua të mërkurën në pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës.

Njoftimi eshte bere publik nga Zedhenesi i Prokurorise Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni. Ata dyshohen për kryerjen e vepres penale “kontrabandë” me armë dhe mjete plasëse”.

Aksioni policor u zhvillua në 21 lokacione. Policia e Kosovës konfirmoj se aksioni i së mërkurës me ne thelb luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municione do te shperndahet ne disa komuna.

Pas sulmit te Banjskes aksionet e Policise se Kosoves, kryesisht ne Veri te vendit per mbledhjen e municioneve te paligjshme apo arrestimin e personave qe i mbajne ato jane intensifikuar.



Skip to toolbar