Kontrata ‘6 milionshe’ e PD/ Daci: E pazakontë, por nuk ka parregullsi ligjore. Gjikondi: Kontratë dinake për efekt elektoral

Më të fundit


Për avokatin Jordan Daci, kontrata 6 milionë dollarëshe e PD është e pazakontë por nuk ka parregullsi ligjore. sipas tij, kjo kontratë ka efekt elektoral dhe është pjesë e financimit elektoral.

“Mesa shoh nuk ka asgjë të paligjshme deri në këtë fazë. Tërheq interes dhe debat, por pjesa më e rëndësishme është sesi do zbatohet. Ligji ynë ka disa kufizime për donacionet anonime, ajo listë duhet të vijë në Shqipëri për këdo që bën donacione.Për mua pavarësisht se ka pasur diskutime, bërja e dicckaje të tillë është pjesë e financimit elektoral.

Po zbatohet në fushatë zgjedhore, efekti shtrihet edhe gjatë periudhës së fushatës. Për analogji nuk do blinte lobim, do blinte reklamë.Brenda 60 ditëve brenda shpalljes së rezultateve, kanë detyrim ta deklarojnë. Ligjërisht nuk ka parregullsi ligjore,edhe pse është kontratë e pazakontë por sipas stilit amerikan.”

Juristja Brizida Gjikondi e komentoi kontratën e PD si një kontratë dinake e cila është krijuar për efekt elektoral por nuk është shpehur në kontratë pasi do të ishte krim zgjedhor.

“Ligji për financimin e partive politike në rast se në kontratë do shkruhej që kjo shumë jepet për fushatë do të ishte krim zgjedhor. E kanë bërë si kontratë për zgjedhjet për të krijuar efektin eletoral që Berisha është i pranuar nga amerikanët, por nuk e kanë shprehur në kontratë. Kanë qenë dinak.”



Skip to toolbar