Kontrollorët turq, gati të menaxhojnë hapësirën ajrore shqiptare

AKTUALITET


AlbControl ka marrë përgjigje pozitive nga Turqia për zhbllokimin e situatës së krijuar në aeroportin e Rinasit, pasi kontrollorët hynë në grevë dhe bojkotuan punën.

Autoritetet shqiptare kanë bërë kërkesë për kontrollorë ajrorë nga vende të tjera, ku këtë pasdite ka ardhur përgjigjja pozitive nga Turqia, e cila ka sjellë në vendin tonë kontrollorët e saj, për të menaxhuar hapësirën ajrore shqiptare.


Kontrollorët turq kanë mbërritur në Shqipëri përmes kufirit tokësor nga një vend fqinj.

Zëvendësimi i kontrollorëve shqiptarë nga turqit do të vijojë deri në momentin sa të zgjidhet situata në Rinas.

Kujtojmë që prej ditësh së djeshme janë ndërprerë fluturimet në Rinas, në të vetmin aeroport ndërkombëtar që ka vendi ynë.




Skip to toolbar