Koronavirusi në Kosovë, 8 viktima dhe 142 raste të reja

AKTUALITET


8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raportojnë autoritetet shëndetësore atje, shifër që e çon në 381 numrin total të viktimave.


Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë realizuar 466 testime dhe janë konfirmuar 142 raste të reja. Në total, 11130 raste janë konfirmuar në Kosovë, prej tyre 3932aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 201 pacientë të shëruar, shifër që e çon në 6817 numrin total të personave që kanë kaluar tashmë Covid-19.