Korrupsion aktiv në zgjedhje/ Kalon për gjykim dosja e Fredi Belerit

AKTUALITET


Kalon për gjykim “Dosja” në ngarkim të Fredi Belerit. Ai akuzohet për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje. Avokatët e tij pretendojnë se klienti i tyre mbahet padrejtësisht në burg.

Beleri u arrestua vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive, zgjedhje këto që u zhvilluan më 14 maj.


Ai ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” përballë kryebashkiakut socialist të Himarës, Jorgo Goro, që garoi për mandatin e tij të katërt. Megjithëse i arrestuar, Beleri u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit për Himarën.




Skip to toolbar