Pas mesazhit te qarte te Richard Grenell per qeverine e Kosoves, emertimin e Kurtit si nje partner te pabesueshem per bashkepunim me SHBA, mesazhin e shefes se politikes se jashtme te BE se e vetmja menyre per normalizimin e marredhenieve mes dy vendeve eshte dialogu, parite politike opozitare ne garen zgjedhore kane dhene disa premtime per menyren se si ata do ta drejtojne politiken e jashtme.
Meqenëse në Qeverinë Kurti Kosova nuk ka marrë asnjë njohje, ato janë zotuar se do të rikthejnë njohjet për Republikën e Kosovës.
Te prioritet e tyre në këtë fushë ato kanë renditur edhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës në programin e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit ka renditur disa prioritet.
Ndër prioritet kryesore të kësaj partie është rikthimi i njohjeve, angazhimi për marrëveshje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila nënkupton njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësim në OKB.
Gjithashtu, PDK-ja është zotuar për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës dhe thellim të marrëdhënieve strategjike me ShBA-të.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka premtuar shtim të njohjeve dhe forcim të subjektivitete ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Për Lidhjen Demokratike të Kosovës këto dy gjera janë qëllimet madhore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.
Më pas, në programin e LDK-së theksohet rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Ndryshe nga dy partitë tjera opozitare, AAK-ja në fushën e politikes se jashtme dhe të sigurisë është fokusuar në anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Vetevendosja e Kurtit ka premtuar forcim te pasaportes se Kosoves, po me SHBA qartazi kunder dhe me nje status te dobet Brenda strukturave te unionit, duke mos treguar bashkepunim me Brukselin, ky premtim rezulton i paarritshem.