“Kosova në proces dialogu, Serbia do detyrohet të ecë mbrapsht”, Nazarko: Vendimi për dinarin do të kontrollojë paranë që vjen nga serbët

Më të fundit


Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar në emisionin “Real Story” se Kosova ka hyrë në një proces dialogu dhe Serbia do të detyrohet të ecë mbrapsht, pasi do të detyrohet ta njohi shtetësinë e Kosovës.

Sakaq, sa i përket vendimit për heqjen e dinarit serb si mënyrë pagese, ai ka theksuar se në këtë mënyrë do të kontrohet paraja që vjen nga Serbia.

“Kosova ka hyrë në një proces dialogu dhe nga ky dialog fiton më shumë Kosova sesa Serbia. Serbia do të detyrohet të eci mbrapsht, pasi do të detyrohet ta njohi shtetësinë e Kosovës, ndërsa Kosova do të eci para duke u integruar ndërkombëtarisht. Kosova për shkak të kokëfortësisë së vetë, jo vetëm të qeverisë Kurti, por dhe Haradinaj më përpara, nuk ka hyrë dot në Interpol, në UNESCO, pritet të shqyrtohet kandidatura në Këshillin e Europës.

Nuk është duke përfituar nëpërmjet këtyre sjelljeve. Ky veprim është i duhur, nëpërmjet këtij veprimi përveç se shtrihet sovraniteti, në fakt kontrollohet paraja që vjen nga Serbia, e cila nuk është vetëm e ligjshme. Nëpërmjet parave, vjen mbështetja e Serbisë për serbët në Kosovë vlerësohet të shkojë në 500-700 milionë euro. Pra, në këtë shumë nuk ka vetëm mbështetje të ligjshme, por dhe të paligjshme.

Nga ana tjetër, siç e tha dhe ambasadori amerikan dhe e vuri në dukje, pse duhet asociacioni?

Duhet të implimentohet sa më shpejt. Ai ka dyshime që ky veprim i Kurti është një veprim i vonuar”, tha ndër të tjera Nazarko.



Skip to toolbar