Kosovë, 17 viktima dhe 599 raste të reja me koronavirus

CORONAVIRUS


Shtatëmbëdhjetë viktima nga koronavirusi dhe 599 raste të reja u raportuan të enjten në Kosovë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tre raste të vdekjes u regjistruan në Prishtinë, nga dy raste në Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë dhe nga një rast në Gjakovë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.


Rastet e reja pozitive, sipas IKSHPK-së, rezultuan pas testimit të 3,576 mostrave.

Në përqindje i bie që 16 për qind e të testuarve janë pozitivë. Numri më i madh i tyre u regjistrua në Prishtinë: 128. Kosova ka konfirmuar gjithsej 100,135 raste me koronavirus dhe 2,039 viktima. Në total, 85,169 pacientë janë shëruar – prej tyre 868 në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 12,900




Skip to toolbar