Kosovë, 2 humbje jete dhe 47 të prekur me Covid në 24 orë

CORONAVIRUS


Ulet numri i rasteve të reja nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin 47 persona dhe janë raportuar 2 humbje jete.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave ka pësuar një ulje. Numri i personave që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 202 gjatë 24 orët e fundit.


Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç).

Numri total i infektimeve nga COVI-19 ka shkuar  106.489, ndërkohë që ai i viktimave është 2.210 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar më 28 mars kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.

Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet ishin mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh janë në vijën e parë në “luftën” me COVID-19.




Skip to toolbar