Kosovë/ Voton kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza: Jam optimist, sovrani vendos

AKTUALITET


Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka votuar në Mitrovicë, në qendrën e votimit në “Andon Zako”.

Bashkë me Hamzën, ishte edhe bashkëshortja e tij.

“Në fund sovrani vendos, qytetarët votojnë. Për mua çdo rezultat që votojnë qytetarët e Kosovës është i pranueshëm, jam optimist. Ka qenë një fushatë e gjatë, por jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kemi ruajtur pozitivitetin”.

Në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, procesi i votimit ka filluar.Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.



Skip to toolbar