KQZ ende pa vendim për PD, Sefa: Celibashi ka shpërdoruar detyrën 

Më të fundit


Indrit Sefa, përfaqësuesi dhe juristi i PD, ka akuzuar komisionerin Ilirjan Celibashi se ka shpërdoruar detyrën dhe po cënon interesin e kësaj force politike duke mes pranuar kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

“Komisioneri ka mbajtur qëndrime politike, është larg gjithë procedurës ligjore dhe nuk është në detyrën e tij. I bëj thirrje menjëherë, të mos vonojë dhe të marri në konsideratë kërkesën e PD”, u shpreh Sefa për gazetarët.


I pyetur se përse nuk dorëzojnë dokumentin e kërkuar nga KQZ, deklaratën solemne me firmë të Lulzim Bashës, duke qenë se ky i fundit rezulton ende kryetar i PD, juristi Indrit Sefa theksoi se kompetencat i janë deleguar zv/kryetarit. Madje, për këtë solli dhe një shembull.

“Qëndrimi ynë është i qartë, i kemi dërguar shkresë zyrtare. Dokumentacioni i PD është i plotë dhe nga ne konsiderohet i tillë. Unë flas zyrtarisht me KQZ, nuk është çështje e individit.

Për atë që thoni ju (firma e Bashës) ka raste të ngjashme. Kur ministri jep dorëheqjen, kompetencat i delegohen zv.ministrit”, tha Sefa.

Pjesë nga deklarata e Sefës:

Indrit Sefa: KAS konfirmoi pretendimin tonë, që komisioneri që prej orës 10.00 të datës 11 mars është jashtë afatit për të marrë një vendim përfundimtar. Ai duhet të kishte marrë një vendim për regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor.

Komisioneri nuk po zbaton detyrat e përcaktuara në kod dhe duke cënuar PD. Siç e dini, këto afate janë të përcaktuara qartë, ndaj i bëj thirrje të marrë nën shqyrtim kërkesat e PD për ta regjistruar si subjekt zgjedhor.

Komisioneri ka mbajtur qëndrime politike, është larg gjithë procedurës ligjore dhe nuk është në detyrën e tij. I bëj thirrje menjëherë, të mos vonojë dhe të marri në konsideratë kërkesën e PD.

Pse nuk sillni dokumentin e firmosur nga Lulzim Basha?

Indrit Sefa: Unë nuk kam akoma një njoftim zyrtar. Komisioneri ka për detyrë të na dërgojë rendin e ditës dhe projektvendimet.

Qëndrimi ynë është i qartë, i kemi dërguar shkresë zyrtare. Dokumentacioni i PD është i plotë dhe nga ne konsiderohet i tillë. Unë flas zyrtarisht me KQZ, nuk është çështje e individit. Për atë që thoni ju (firma e Bashës) ka raste të ngjashme. Kur ministri jep dorëheqjen, kompetencat i delegohen zv.ministrit.

Pse nuk i kërkuat datë Celibashit?

Indrit Sefa: Zoti Celibashi la një afat 48 orë, të cilin ai vetë në momentin që ka kaluar afati, ai duhet të dilte me një vendimmarrje. Në asnjë moment ai nuk mund ta shtynte këtë afat me interpretimet e tij. Ne komunikuam se nuk do dorëzonim asnjë dokumentacion shtesë.

Rrezikohet mos-regjistrimi i PD në zgjedhje?

Indrit Sefa: Ne jemi subjekt zgjedhor institucional dhe ndjekim rrugën institucionale. Ne jam të qartë për të ndjekur hapat ligjor.




Skip to toolbar