Krimet mafioze, lëvizje në policinë e Elbasanit

AKTUALITET


Krimet në Elbasan që nga ato me prapavijë politike, brenda familjes e në fund atentatet mafioze kanë bërë që Ardi Veliu të ndërhyjë në drejtorinë e policisë së këtij qyteti.

Tre vrasjet që tronditën Elbasanin në harkun e pak ditëve kanë bërë që shefi i hetimit, Gjon Gecaj, të transferohet në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.


Në vendin e tij u emërua Krenar Guçe, i cili ka qenë më parë shef i sektorit anti-drogë në drejtorinë e policisë Tiranë dhe se fundmi oficer në sektorin e krimeve të rënda.

Ende nuk dihet nëse do të ketë lëvizje të tjera kjo për shkak se edhe dy nëndrejtorët e policisë së këtij qyteti ishin të pranishëm në momentin kur u vra Pjerin Xhuvani pak ditë para zgjedhjeve.

Atentati mafioz në të cilin u ekzekutua Ibrahim Caka deri në këto momente nuk ka asnjë person të dyshuar edhe pse pista kryesore në të cilën është përqendruar prokuroria ka të bëjë me trafikun e Drogës.

Hetuesit mendojnë se vrasja ka lidhje me eliminimin në vitin 2020 në Belgjikë të kushëririt të tij Arjan Spahiu. Caka mendohet se kishte zënë vendin e tij në Bruksel dhe drejtonte trafikun e hashashit ndërsa kishte dijeni lidhur me vrasjen e tij apo dhe personat e përfshirë.

Mbërritja e prokurorëve Belgë në Elbasan ndonëse nuk arritën të merrnin në pyetje 41-vjeçarin u bë për hetimet e vrasjes se Spahiut ndërsa eliminimi i Cakës ka shuar shpresat për zbulimin e zinxhirit të vrasjeve.




Skip to toolbar