Krimet zgjedhore, prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH zbarkojnë në Elbasan

AKTUALITET


Prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH-së kanë mbërritur mesditën e kësaj të marte në Prokurorinë e Elbasanit.

Prokurorët e posaçëm dhe agjentët e BKH janë duke zhvilluar një takim me kryeprokurorin e Elbasanit, Kreshnik Ajazi, Drejtorin e Policisë së qarkut, Fatmir Hoxha dhe zv/Drejtorin e policisë, shefat e komisariateve dhe drejtorin e AMP-së.

Një nga prokurorët e SPAK që hyn në ambientet e Prokurorisë së Elbasanit është Olsi Dado. Ky takim midis agjencive të zbatimit të ligjit dhe SPAK e BKH po zhvillohet në prag të zgjedhjeve të 11 majit dhe temë diskutimi mendohet të jenë krimet zgjedhore.



Skip to toolbar