“Krimi i mirëmenduar pas konflikteve të vazhdueshme në familje”, policia: Vrasja e babait ndodhi më 10 shkurt

AKTUALITET


Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë që u zbulua në Durrës, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u gjet i varrosur në oborrin e shtëpisë dhe si autore e ngjarjes është vënë në pranga vajza e tij Hygerta Meta.

Drejtori i Policisë Durrës, Skënder Hita ka zbuluar rolin e 19-vjeçares, duke mos ndarë shumë të dhëna për shkak të hetimeve që janë në vazhdim.


“Edhe 19-vjeçarja ka qene e përfshirë në këtë ngjarje dhe dihet që arsyeja ka qenë konflikti që kjo dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë pasur me babain. Nuk është një konflikt i çastit, është një ngjarje që familjarët e kanë mirëmenduar. Ekzekutorja e ka pranuar akuzën dhe ka shpjeguar rolin që ka pasur. Motra në momentin e parë e ka pranuar që e ka kryer ajo këtë krim të rëndë, por hetimet e thellluara bën që ne të vazhdojmë pasi ajo mori përsipër të gjithë krimin. Është vërtetuar nga mjekësia ligjore dhe data e vrasjes ishte 10 shkurt, dita kur u zhduk”, tha Hita.




Skip to toolbar