Kriminaliteti, Çuçi i përgjigjet Salianjit me fakte: T’ja lemë matematikës dhe jo opinionit

Më të fundit


Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur sot në Kuvend në interpelancën e thirrur nga deputeti i opozitës, Ervin Salianji. Lidhur me situatën e kriminalitetit në vend, Çuçi tha se vlerësimi duhet bërë në bazë të shifrave matematikore dhe jo në bazë të opinioneve. Ai solli në vëmendje krahasimin mes kohës së qeverisë së Partisë Demokratike dhe sot. Ministri deklaroi se sot duhet t’i themi faleminderit policisë së shtetit për punën që ka bërë në parandalimin e ngjarjeve kriminale në vend.

“Për përgjigjet e pyetjeve që keni bërë besoj se përveç të fundit që është hera e parë që më ka ardhur për të tjerat kemi dërguar përgjigjen me shkrim. Të jeni i bindur që nuk do mungojë asnjëherë sa herë do kërkoni përgjigje për punën e ministrit të Brendshëm.


Kjo është interpelanca e dytë që ju thërrisni. Në lidhje me pyetjet që keni bërë, me thënë të drejtën nuk jam shumë komod ta filloj një debat parlamentar me disa statistika të ftohta pa shpirt që nuk flasin. Por duke qenë se vazhdimisht i afrohet publikut një keqinformim i qëllimshëm dua ta filloj këtë interpelancë me statistikat që lidhen me kriminalitetin dhe krimet e rënda në Shqipëri.

T’ia lejmë matematikës dhe jo opinionit. Plagosjet e rënda i gjetën 163 raste në vitin 2013 dhe i ulëm në 140 në vitin e kaluar. Vjedhjet me pasojë vdekjen i gjetëm 6 dhe zero në vitin e kaluar. Vjedhjet me armë ishin 96 dhe u bënë 11. Narkotikët, të gjithë indikatorët që lidhen me këto vepra penale flasim qartë për rritjen e zbulueshmërisë së rasteve.

Gjate një të vitit 2006 ku ishin evidentuar 444 raste të ndëshkimit. Në vitin 2021 i kemi çuar mbi 3000. Te numri i vrasjeve me dashje, çdo njeri që do të mësojë të vërtetën. Në 2007 ishin 103 vrasje me dashje, 2011 me 142 viktima, në vitin 2013 107 vrasje me dashje me 124 numër viktimash dhe pas këtij viti fillon një trend zbritës deri në 2021 që e kemi ulur 61 numër vrasjesh.

Këto janë statistika. Kemi edhe 8-mujorin që kemi 36 vrasje me dashje me 41 viktima. Nuk mund të jem krenar për mesatarisht 60 vrasje me dashje dhe 74 viktima në vit por duke parë shifrat që mesatarja nga 2006-2013 ka qenë me 105 vrasje këtu duhet të bëjmë të gjithë diferencën dhe duhet t’i themi faleminderit policisë së shtetit për punën që ka bërë për parandalimin e vrasjeve me dashje”, u shpreh ai.




Skip to toolbar