Krisafi: Shqipëria ka përfituar shumë nga fuqia e Amerikës. Mediu: Interesi amerikan është padyshim i lidhur me Ballkanin

AKTUALITET


Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të diskutimit mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin “Real Story” në ABC News.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, theksoi se shqiptarët kanë kërkuar gjithmonë mbështetjen e një fuqie të jashtme, duke përfituar historikisht nga roli dominues i SHBA-ve pas Luftës së Dytë Botërore.

“Shqiptarët kanë kërkuar gjithmonë një fuqi të jashtme. Në këtë pikë për të zëvendësuar Austro Hungarinë me SHBA. Ishin dhe një situatë historike krejt tjetër, ndryshuan situatat politike në atë pikë dhe jam i bindur që populli shqiptar ka përfituar më shumë se kushdo tjetër nga fuqia Amerika. Por, ndryshoi sistemi kombëtar SHBA u bë fuqia më e madhe botërore në atë periudhë saqë shqiptarët përfituan nga kjo fuqi amerikane. Nuk mendoj se e kanë zgjedhur drejtpërdrejt Amerikën ne”, tha Krisafi.Ndërsa deputeti Fatmir Mediu nënvizoi rëndësinë strategjike të faktorit shqiptar dhe të Adriatikut në interesat amerikane në Ballkan, duke paralajmëruar për rritjen e ndikimit të aktorëve të tjerë globalë si Rusia dhe Kina në rajon.

“Unë mendoj se kemi dashur vetë që ta fusnin veten në qendër të Amerikës. Në fakt marrëdhëniet kanë ngecur dhe kanë evoluar shumë pozitivisht. Interesi amerikan është padyshim i lidhur me Ballkanin, është lidhur sidomos me Mesdheun për arsye gjeopolitike dhe në këtë aspekt faktori shqiptar dhe Adriatiku është goxha i rëndësishëm. Ky ka qenë dhe shkaktari i tërheqjes së forcave të tjera si Rusisë dhe Kinës. Dhe një nga arsyet më të mëdha që diskutohet sot është penetrimi i Rusisë dhe Kinës në Ballkan”, u shpreh Mediu



Skip to toolbar