Krisafi: Shqiptarët e kanë parë Amerikën si shpëtim! Mediu: SHBA kërkoi raporte me regjimin komunist

AKTUALITET


Në emisionin “Real Story” në ABC News, me një panel të ftuarish Paskal Milo ish-ministër i Jashtëm, deputeti Fatmir Mediu, Ledion Krisafiu, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Mentor Beqa ekspert i çështjeve ndërkombëtare diskutuan për raportet e reja të SHBA më botën, duke u fokusuar te raporti i Amerikës me Shqipërinë.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story”, eksperti Ledion Krisafi, tha se shqiptarët kanë qenë një popull që u masakruan nga fqinjët, por edhe të ndarë. Ndërsa theksoi se shoqëria shqiptare e shihte Amerikën si të vetmin vend që nuk kishte interes për të ndarë territor, por edhe si një shpëtim.

“Është një popull që nga fqinjët u masakrua, nga pjesa tjetër e Evropës u nda më dysh. Ndërsa Amerikën e shihnin si të vetmin vend që nuk prisnin ndarje. Austro-Hungaria e vetmja që i kishte mbështetur në luftës së parë botërore u shpërbë. Pra Amerikën e shihnin si të vetmin vend që nuk kishte interes për të ndarë territorin shqiptar”, tha ai.Ndërsa gjatë fjalës së tij, Fatmir Mediu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës krijuan raporte me regjimin komunist, duke thënë se brenda shoqërisë shqiptare Amerika mbeti një ëndërr e madhe.

“Kanë vendosur krijuesin më pas njerëzit. Pra raportit nuk është me qeverinë por me të drejtat. Unë mendoj që ndonjëherë e kemi veshur edhe në mënyrë artificiale këtë raportin me Amerikën. Hapi i parë i një marrëdhënie të qëndrueshme të interesin tonë ka qenë i pavarësisë. Më pas për shkak të rrethanave që ne u lamë brenda bllokut komunist. Amerika tentoi, por tentativa që ne përpiqemi t’i ekzagjerojmë”, u shpreh ai.



Skip to toolbar