Kriza politike trazon fenë, Imzot Frendo lutet sërish për zgjidhje

AKTUALITET


Kriza politike nuk ka lënë pa përfshirë edhe përfaqësuesit e institucioneve fetare në Shqipëri. Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Georgo Frendo, ka shkuar edhe më tej, ndërsa ka ftuar besimtarët në një ditë të veçantë lutjeje e agjërimi, me qëllim zgjidhjen e ngërçit politike.

 “Në Shkrimin Shenjt lexojmë shumë herë se në periudha dhe situata të vështira, populli i Hyjit në Besëlidhjen e Vjetër (domethënë para ardhjes së Jezu Krishtit), por edhe pas ardhjes së Zotit Jezus, besimtarët i janë drejtuar Hyjit me lutje dhe agjërim.


I frymëzuar nga këto mësime nxis të gjithë besimtarët e dioqezës sonë që të premten e ardhshme ta mbajnë si ditë agjërimi dhe lutjeje për një zgjidhje paqësore për vendin tonë. Kjo ditë, vetëm dy ditë para festës së madhe të Rrëshajeve, do te jetë edhe një ditë përgatitjeje shpirtërore për festën e ardhjes së Shpirtit Shenjt, që Ai, me dhuratat e tij të urtisë dhe të forcës, t’i ndriçojë politikanët tanë për të gjetur rrugën e paqes dhe t’i forcojë për të hequr dorë nga çdo lloj krenarie që i pengon nga rruga e drejtë.” thuhet në mesazhin e Imzot Frendos.

Një mesazh të tillë Imzot George Frendoka ka ndarë për politikën shqiptare edhe në ditën e Pashkëve,  në urimin për mbarë shqiptarët. Ndërsa ka thënë që në krye të fjalës së tij se vendi ndodhet në një moment kritik, ai bëri thirrje që politikanët të gjejnë sa më parë një zgjidhje.




Skip to toolbar